Asambleja e Përgjithshme e SHKTAM

Të nderuar anëtarë të SHKTAM-it,
Të premten, datë 11.11.2022, me fillim nga ora 13:00 do të mbajmë Asamblenë e Përgjithshme në Sallën e Mbledhjeve. Ka një vit që më keni dhënë besimin tuaj dhe dëshiroj të paraqes një raport për punën e bërë së bashku me Këshillin tim.
Pikat e rendit të ditës janë:

1. Gjendja financiare e llogarisë SHKTAM
2. Raporti ERM2022
– Vendimet e marra që na shqetësojnë
– Planet për ERM2023 dhe ERM2024
3. Projektet (aktuale dhe të ardhshme) SHKTAM dhe IFATCA
4. Kërkesat për sponsorizime nga anëtarët
5. Ndryshimet në Statutin e SHKTAM
6. Të ndryshme

Shpresoj se do të vini në një numër sa më të madh që të kemi një Asamble konstruktive me kuorum për vendimmarrje.

Me respekt,
Presidenti juaj
Natasha Mijat Krstevska