25 vjetori i hapjes së Njësisë së Mbikalimeve të Trafikut Ajror

Më 07.11.2021 u bënë 25 vjet nga hapja e Njësisë së Mbikalimeve të Trafikut Ajror të Shkupit. Në orët e para të mëngjesit më 7 nëntor 1996 Njësia e Mbikalimeve të Trafikut Ajror e Shkupit merr të kompetencën mbi gjithë hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë, e cila deri atëherë kontrollohej nga Beogradi në përputhje me ndarjen midis kontrolleve të trafikut ajror në Zagreb dhe Beograd që nga koha e RSFJ-së. Avioni i parë që u udhëheq nga kontrollorët tanë të trafikut ajror ishte në El-Al izraelit, me destinacionin drejt Tel Avivit. Që nga ajo kohë, për 24 vitet e fundit, kontrolli i trafikut ajror është zhvilluar në një qendër moderne që operon në përputhje me të gjitha standardet e Eurocontrol-it, në të cilën jemi anëtar që nga viti 1998 dhe Komisionit Evropian në përputhje me marrëveshjen ECAA që nga viti 2006.

Nga salla e vogël për mbikalime me 25 metra katrorë, vetëm një radar dhe rreth 10 kontrollorë të licencuar të trafikut ajror të cilët me ndihmën e kolegëve nga Serbia dhe Bullgaria ofruan shërbimet në periudhën fillestare, sot M-NAV ka pothuajse njëqind kontrollorë të trafikut ajror dhe ndihmës kontrollorë të trafikut ajror , personel teknik dhe ndihmës të aviacionit, profesionalisht të trajnuar përgjegjës për shërbim të sigurt, të rregullt dhe të shpejtë për fluturimet në aeroportet Shkupit dhe Ohrit, si dhe mbikalimet në hapësirën tonë ajrore. Shërbimi sigurohet me të dhëna të integruara nga 5 radarë, nga të cilët 3 në territorin tonë dhe nga 1 në Greqi dhe Bullgari, dhe të dhënat nga radarët dhe sistemet tona të komunikimit përmes marrëveshjeve bilaterale për bashkëpunim përdoren edhe nga vendet fqinje.

Pas ndarjes nga Аgjensioni i Fluturimeve Civile, M-NAV vazhdoi të jetë një ofrues nacional i shërbimeve të navigacionit ajror.

Në ditët më frekuentuese të sezonit të verës, shërbehen më shumë se 1000 fluturime çdo ditë, dhe në 2019 u regjistruan 230160 fluturime të cilat përdorën shërbimet e navigacionit ajror të ofruara nga M-NAV.

Shoqëria aksionare M-NAV ofron shërbime edhe për avionët shtetërorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme.

Përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme dhe proaktive në punën e organizatave ndërkombëtare të aviacionit dhe institucioneve të sigurisë -Eurocontrol, ICAO, CANSO, ne punojmë në ruajtjen e standardeve ekzistuese, por edhe në zbatimin e procedurave dhe teknologjive të reja në punë, në mënyrë që të sigurojmë një shërbim më efikas për linjat ajrore dhe mbrojte të rritur të mjedisit.