Ka përfunduar Kupa e Basketbollit CBC Touch&Go 2022

Kontrollorët tanë të trafikut ajror dhe ndihmësit e kontrollorëve të trafikut ajror morën pjesë si përfaqësues të Maqedonisë në turneun e sivjetshëm të basketbollit për kontrollorët e trafikut ajror CBC Controllers Basketball Cup Touch&Go, i cili pas një pauze dyvjeçare u mbajt në Lisbonë të Portugalisë nga 23 deri më 27 nëntor.

Skuadra e Maqedonisë këtë vit garoi në një garë prej 18 skuadrash nga kolegët tanë evropianë. Fazën e grupeve e përfunduam në vendin e 4-të, me fitoren e vetme ndaj Portugalisë nikoqire dhe renditja përfundimtare është vendi i 16-të. Skuadra e favorizuar e Lituanisë është kampione e këtij turneu. Ndërkohë në garën e gjuajtjes me tre pikë përfaqësuesja jonë përfundoi në vendin e 7-të.

Organizatorët portugez na pritën përzemërsisht dhe gjatë turneut, përveç basketbollit cilësor dhe idealit të “fair play”, synimi parësor ishte argëtimi dhe shoqërimi në Lisbonë.

Me kënaqësi të madhe, mund të konfirmojmë se vitin e ardhshëm turneu do të jetë nikoqir i nesh, dhe CBC Touch&Go 2023 do të mbahet në Shkup.