SHKTAM i është bashkuar programit SEP të IFATCA

Kohët e fundit, IFATCA ka zhvilluar Speak English Program (SEP) për kontrollorët e trafikut ajror dhe ndihmës kontrollorët që janë anëtarë të shoqatave të tyre.

Programi drejtohet nga kontrollorët e trafikut ajror, të cilët dalin vullnetarë për të mbajtur seanca me kolegët e tyre nga e gjithë bota. Seancat zakonisht zgjasin një orë dhe në një seancë ka tre, më së shumti katër kontrollorë të trafikut ajror nga e gjithë bota që flasin në anglisht për tema të ndryshme.

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë program, qoftë si lehtësues ose student (pjesëmarrës) për të mbajtur gjuhën angleze bisedore, ju lutemi aplikoni në adresën e-mail president@zklm.org.

Më shumë informacion në https://www.ifatca.org/sep/