Festimi i Ditës së Kontrollorit të Trafikut Ajror

Më 20 tetor 2022, duke filluar nga ora 20:00, në një organizim të përbashkët, SHKTAM dhe M-NAV shënuan festën e madhe për ne – Ditën Ndërkombëtare të Kontrolluesit të Trafikut Ajror.

Në tubimin spontan në restorantin FOUR, në hotel Park në Shkup, morën pjesë kontrollorët dhe ndihmës kontrollorët e trafikut ajror, përfaqësues të Shoqatës së Meteorologëve dhe Teknikëve, punonjës nga shërbimet tjera të M-NAV si dhe mysafirë të jashtëm nga AAC, TAV, Aeroklubi Shkup nga Stenkovec, Federata e Aviacionit, Ambasada Amerikane dhe të tjerë.

Për argëtimin janë kujdesur DJ Goran dhe Brass Brothers.

Këtë vit profesioni ynë festoi një jubile të madh, njëqind vjet të ekzistencës së tij dhe me atë rast u ndanë pllakata për kolegët tanë të pensionuar në periudhën e kaluar, si dhe u dërgua një njoftim në media për të përkujtuar festën tonë.

Денеска се одбележува Светскиот ден на Контролата на летање и стогодишнината од оваа професија

Më poshtë keni pamje nga atmosfera e së enjtes.