SHKTAM në Panairin Ajror të Shkupit

Për ta prezantuar profesionin tonë te brezat e rinj, SHKTAM mori pjesë aktive në Panairin e sivjetshëm të Ajrit të Shkupit, i cili u mbajt më 13 nëntor 2022, në parkun e qytetit në lokacionin “Shkolka”.

Ky panair aviacion-edukativ, i cili mbahet për herë të dytë në organizim të AVICON nga Shkupi (www.avicon.mk), ka për qëllim që të rinjve t’i prezantojë opsionet profesionale në aviacion.

Panairi u vizitua nga studentë nga shkollat e mesme dhe kolegjet si dhe entuziastë të aviacionit të të gjitha moshave.

Në Panairin Ajror të Shkupit morën pjesë të gjitha institucionet relevante të aviacionit nga vendi si AAC, TAV, M-NAV, VFM, aero klubet sportive, por edhe mysafirë nga jashtë si Wizz Air me programin e saj pilot kadet dhe Akademia e Aviacionit nga Serbia.

Prezantimin e opsioneve tona: kontrollues i trafikut ajror dhe ndihmës kontrollues i trafikut ajror ia besuam kolegëve tanë më të rinj Igor Lazarov dhe Jakov Burneski.

Faleminderit, djema, për kohën tuaj dhe punën e bërë mirë.