Me nder të veçantë, Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë ju fton të merrni pjesë në punëtorinë e titulluar Paraqitja e faktorëve njerëzorë, e cila do të mbahet më 13 prill (e enjte) 2023, në sallën e takimeve të M-NAV, me fillim nga ora 10:00.
Për këtë qëllim, SHKTAM ftoi kolegun Zheljko Oreshki, kryetar i Shoqatës Kroate të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, por edhe specialist i certifikuar në psikologjinë e aviacionit, për të udhëhequr këtë seminar.
Z. Oreshki na vjen nga një vend i Bashkimit Evropian, i cili është anëtar i EASA-s dhe ku rregulloret 373 që kanë të bëjnë me faktorin njerëzor tashmë janë zbatuar dhe të cilat ne në M-NAV jemi në proces të përshtatjes dhe zbatimit.
Ky seminar është i destinuar për të gjithë kontrollorët dhe ndihmësit e kontrollorëve të trafikut ajror të interesuar në programin kolegial CISM, por edhe për menaxherët, ekspertët dhe mbikëqyrësit tanë që janë të parët që zbulojnë një ndryshim në punonjës të shkaktuar nga faktori njerëzor.
Shihni agjendën duke klikuar në këtë link.