Të nderuar,
Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë (ZKLM), si një shoqatë që përfaqëson interesat e kontrollorëve të trafikut ajror maqedonas, ndjen detyrimin të reagojë ndaj informacioneve të publikuara në media lidhur me incidentin e sigurisë që ndodhi më 7 shtator mbi qiellin e Maqedonisë.
Transporti ajror është një sistem kompleks i përbërë nga njerëz, procedura dhe teknologji që bashkëpunojnë dhe veprojnë në mënyrë të ndërlidhur për të krijuar mënyrën më të sigurt të udhëtimit. Shfaqja e incidenteve të sigurisë në aviacion është gjithmonë rezultat i një ndërveprimi të ndërlikuar të një sërë faktorësh që ndikojnë në mbingarkimin e sistemit të sigurisë dhe për pasojë sjellin një rezultat të padëshiruar.
Për shkak të rëndësisë kritike të sigurisë në punë, kontrollori i trafikut ajror është një profesion me një nivel të lartë përgjegjësie. Kontrollorët e trafikut ajror të maqedonisë janë profesionistë të trajnuar në mënyrë adekuate, të cilët me cilësinë më të lartë shërbejnë një numër rekord fluturimesh, shpeshherë në kushte të vështira atmosferike, që operojnë nën juridiksionin e tyre për t’u siguruar që fluturimet të mbërrijnë në destinacionet e tyre në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë (ZKLM) mbron reputacionin kolektiv dhe profesionalizmin e kontrollorëve, të cilët janë në shënjestër të kritikave të pabazuara.
Vendosja e një Kulture të Drejtësisë në aviacion ka rezultuar në një standard të lartë sigurie, duke bërë që aksidentet dhe incidentet ajrore të jenë jashtëzakonisht të rralla, por jo plotësisht të papranishme, dhe ndodhin si te ne, ashtu edhe në Evropë dhe në mbarë botën. Pranimi i një qasjeje sistematike në hetim, në vend të fajësimit individual, thelbësore është përforcimin i sigurisë në aviacion.
Për incidentin e datës 7 shtator, është paraqitur në kohë një raport sigurie për ngjarjen nga ekzekutuesit që punonin në sektorin përkatës, dhe ai është procesuar nga departamentet, shërbimet dhe institucionet përkatëse, të cilat veprojnë më tej sipas procedurave ligjore ekzistuese. Nuk ka pasur asnjëherë fshehjeje të ngjarjeve apo incidenteve. Shpallja e kësaj ngjarjeje si një “incident serioz” pa verifikuar faktet nuk kontribuon në ndriçimin e drejtë dhe të vërtetë të rastit. Theksojmë se Flightradar24 nuk është një mjet relevant dhe i verifikuar për të dhënë pozicion në kohë reale dhe si i tillë nuk duhet të përdoret për të nxjerrë përfundime.
Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë (ZKLM) u bën thirrje mediumeve që raportojnë për këtë incident që të ruajnë nivelin e integritetit mediatik dhe të raporojn në mënyrë objektive, dhe të respektojnë rrjedhën e hetimit sipas normave dhe praktikave të përcaktuara në aviacion, para se të publikojnë tema kaq të ndjeshme, si dhe ti shmangen dhënien e komenteve të pavërteta derisa të merren rezultatet përfundimtare zyrtare. Gjithashtu, bëjmë apel për të shmangur përhapjen e spekulimeve dhe komenteve lidhur me ngjarjen në rrjetet sociale, të cilat mund të interpretohen gabimisht.
Me respekt,
Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë (ZKLM)